17:49 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Atletico Madridi e frikshme,e transferon edhe një lojtar cilësor

Atletico Madridi do të jetë rival serioz i Realit e Barcelonës në edicionin e ardhshëm në La Liga. Skuadra e Simeones ka arritur të mbajë yjet e skuadrës, ndërsa ka bërë edhe disa transfere serioze.

Ylli i La Ligas, Jonny ka arritur marrëveshje me skuadrën nga Madridi.

Mbrojtësi i krahut i Celta Vigos do të prezantohet si lojtar i Atleticos të dielën.

Jonny është vlerësuar si një nga mbrojtësit më të mirë në La Liga në dy edicionet e fundit. Ai është vetëm 24 vjeçar./Indeksonline/