16:10 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Atletico Madrid pranon t’i bashkohet Milanit

Milan është në “krizë” për lojtar, sidomos në fazën defanzive pasi që shumë prej futbollistëve janë të lënduar.

Në ndeshjen e fundit kundër Lazios, rosonerët kishin në dispozicion vetëm Christian Zappatan për rolin e qendërmbrojtësit, shkruan Indeksonline.

Sipas mediave italiane, Milan ka kontaktuar mbrojtësin e Atletico Madrid, Diego Godin.

32 vjeçari ka pranuar kushtet e italianëve me një kontratë 2 vite e gjysmë me një pagë 4 milionë në sezon.

Mirëpo Milan tashmë do të kenë punën më të vështirë, për ta bindur Atleticon pasi që spanjollët vështirë se do ta lejojnë të largohet në janar një futbollist kaq i rëndësishëm.

Kontrata aktuale e uruguajanit përfundon me 30 qershor 2019. /IndeksOnline/