Aubameyang: Me Wenger kishim stagnuar, tani jemi entuziast
Pierre-Emerick Aubameyang ka dhënë një deklaratë të themi “anti-Wenger” duke pretenduar se Arsenal ka ‘stagnuar’ kohëve të fundit nën drejtimin e francezit.
Dy sezonet finale të Wenger panë Arsenalin në pozitën pesë dhe gjashtë në Premier Ligë, e që ishin dy sezonet më të dobëta në udhëheqjen 22-vjecare të tij.
68-vjecari tanimë është pensionuar, ndërsa Unai Emery është konfirmuar si zëvendësim e Wenger në mëngjesin e së mërkurës.
Aubameyang këmbëngul se është i ngazëllyer nga epoka e re në Emirates dhe shpreson që Emery do të forcojë një klub që ka rënë gjatë dy sezoneve të kaluara.
“Është paksa ndjenjë e përzier”, tha Aubameyang, i cili u bashkua me klubin në janar, kur u pyet për ndryshimin menaxherial.
‘Gjatë sezoneve të fundit – të themi të vërtetën – klubi ka stagnuar pak. Unë mendoj se të gjithë janë në të ngazëllyer për të parë se çfarë do të ndodhë në sezonin e ardhshëm “.
Aubameyang u transferua në Arsenal për 56 milionë funte dhe ka shënuar 10 gola në 14 paraqitje në të gjitha garat për Arsenal. /IndeksOnline/