17:00 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gola, “grushte” dhe spektakël, Arsenal i merr vendin e katërt Tottenhamit

Arsenali ka mposhtur Tottenhamin me rezultat 4-2 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Premierligës.

Ndeshja ishte e tensionuar ku në një rast kishte edhe përplasje mes futbollistëve.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Aubameyang nga penalltia në minutën e 10-të të ndeshjes.

Spurs u rikthyen duke shënuar dy gola të shpejtë, shkruan Indeksonline.

Dier në minutën e 30-të barazoi rezultatin, ndërsa katër minuta më vonë Kane nga penalltia kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Në pjesën e dytë Arsenali ishte dominues, ku shënoi edhe tri gola.

Aubameyang barazoi rezultatin në minutën e 56-të të ndeshjes.

Lacazete shënoi golin e tretë për skuadrën e Emery para se Torreira të shënonte golin e “nokautit” në minutën e 77-të.

Me këtë fitore, Arsenali është në pozitën e katërt me 30 pikë, aq sa ka edhe Tottenham që zbret në pozitën e pestë. /IndeksOnline/