75 Mall Live Search
16:30 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Aubameyang merr një vendim të papritur

Drejtori sportiv i Borusia Dortmund, Michael Zorc në një intervistë dhënë për Sky Sport ka bërë të ditur se Aubameyang ka vazhduar kontratën.

Një njoftim i papritur, duke pasur parasysh marrëdhënien e tensionuar midis klubit dhe sulmuesit gabonez në vitin e kaluar.

Në vend të kësaj, u nënshkrua marrëveshja, një zgjatje njëvjeçare që i vë afatin e ri deri më 30 qershor 2021.

“Ne kemi një program shumë të qartë me Aubameyang. Ai ka një kontratë shumë afatgjatë me Borussia Dortmund. Rinovimi? Unë mendoj se gjithçka është bërë tashmë. Tani ai ka një kontratë deri në vitin 2021.  Në një moment do të largohet nga Dortmund, por për ne është një lojtar shumë i rëndësishëm dhe ne vazhdojmë numërimin e Planifikimit për të”, ka thënë drejtori i Dortmundit. /IndeksOnline/