10:55 / E Premte, 05 Gusht 2022 / A. M.

Aubameyang nuk do të largohet nga Barcelona

Gjatë ditëve të fundit është përfolur për rikthimin e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang në Priemer Ligë, pasi ardhja e sulmuesit tjetër Robert Lewandowski mund ta linte sulmuesin afrikan në bankën rezervë, transmeton IndeksOnline.

Aubameyang nuk do të largohet nga Barcelona, kështu kanë vendosur klubi dhe trajneri Xavi, ky i fundit mendon se dyshja Aubameyang-Lewandowski mund të jetë dyshe e ‘’zjarrtë’’ sulmi.

Katalunasit po ashtu kanë vlerësuar ndihmën që sulmuesi i dha skuadrës në momentet e vështira sezonin e kaluar./IndeksOnline/