18:23 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Audi, e para për shitje efektive në SHBA

Kur bëhet fjalë për shitje efektive të makinave për klientë potencialë, Audi e bën këtë punë më së miri në SHBA, thotë një studim i ri.

Indeksi i Kënaqshmërisë dhe Prospektit 2018 në SHBA, përpiluar nga Menaxhimi i Pied Piper-it, pa blerësit e rinjë duke vizituar 3466 pika shitje në 34 marka të ndryshme të makinave mes korrikut 2017 dhe qershorit 2018.

Këta blerës vlerësuan se si çdo shitës operonte dhe shikonin jo më pak se 50 pika të cilat ata mendonin se do të ndikonin në vendimin e një personi për të blerë apo jo një automjet të ri, shkruan IndeksOnline.

Sipas anketës shitësit nga Audi ishin më efikasët duke iu treguar klientëve se si të përdorin makinën dhe duke iu treguar gjëra që i dallojnë modelet e veta nga konkurrentët, ndërkohë që janë gjithashtu më të gatshëm të ofrojnë një demonstrim të qartë të karakteristikave të makinës.

Tesla u rendit e fundit në këtë aspekt, ndërkohë markat e tjera që ranë poshtë mesatares së industrisë përfshijnë Porsche, Genesis, Fiat, Ford, Jeep, Subaru, Volksëagen, Mazda, Honda dhe Chrysler. Mes atyre që ishin mbi mesataren e industrisë ishin Lexus, Toyota, Mercedes, RAM, Jaguar, BMë, Kia, Chevrolet dhe Hyundai.