15:52 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Audi lanson një “përbindësh” me 1000 kuajfuqi [Video]

Audi RS6 në largim është një makinë mjaft e shpejtë. Megjithatë, kompania gjermane e akordimit ABT Sportsline mendon qartë se ka nevojë për ndihmë në departamentin e shpejtësisë dhe RS6 e saj më e fundit e modifikuar, e shton fuqinë në një mënyrë shumë të avancuar.

Ajo quhet RS6-E, dhe pika e saj fillestare është pakoja ekzistuese e performancës “ABT Power R” me 720 kuajfuqi në një motor 4.0 litërsh V8.Poashtu përbëhet nga një njësi ‘ABT Engine Control’ ose ‘AEC’, dhe një sistem të ri shterimi. Por RS6-E nuk ndalet me kaq.

Makina gjithashtu është e pajisur me një motor elektrik në tunelin e transmisionit, i cili dërgon fuqinë e tij në boshtin e pasmë. Ajo sjell një shtesë prej 288 kuajfuqi duke i dhënë një total të jashtëzakonshem prej 1004 kuajfuqi.

RS6-E është vetëm një koncept për tani për tani, por ideja është që të prodhohet së shpejti./IndeksOnline/