22:52 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Audi prezantoi Q8, BMW kundërpërgjigjet me X5 [Foto]

Për dallim nga shumë prodhues që nuk do të marrin pjesën në panairin e veturave në Paris, BMW do të marrë pjesë në këtë manifestim.

Njëra nga arsyet për të marrë pjesë në panair nga ana e BMW-së është fakti se marka gjermane në kryeqytetin francez do të prezantojë të paktën modelin e ri X5.

Më herët kishin qarkulluar disa foto të këtij modeli, ndërsa ora më vona kanë rrjedhur edhe foto zyrtare, shkruan IndeksOnline.

Gjenerata e re X5 do të ketë sistem të ri të boshtit, për të cilin BMW pohon se do të jetë unik në këtë segment të SUV-it.

Pakoja e re “off-road” do t’i mundësojë automobilit balancë impresiv ndërmjet udhëtimit komod në rrugë dhe aftësive në terren.

BMW X5 për 2019 do të jetë në dispozicion në motor benzinë dhe dizel. Në mesin e motorëve benzinë pritet të ketë vend edhe për agregatin me 4 cilindra 2.0 litra me 252 kuaj fuqi dhe 3.0 litra me 6 cilindra, i cili zhvillon 340 kuaj fuqi. Në krye të ofertës është edhe versioni 4.4 V8 me 600 kuaj fuqi.

Gamën e dizelit e përbën motori me fuqi prej 231 kuaj fuqi deri 400 kuaj fuqi. /IndeksOnline/

Temat: