18:33 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Prezantimi i Audi A8, lajmi më i lexuar për këtë vit në rubrikën Auto

Audi ka prezantuar këtë vit modelin e ri A8.

Kompania gjermane gjatë prezantimit ka thënë që ky është modeli më intelegjent që ka prodhuar ndonjëherë dhe se përveç tjerash ka disa sisteme shumë të avancuara teknologjike.

Kjo është gjenerata e katërt e A8 dhe është më e gjatë dhe më e lartë sesa modeli paraprak, poashtu ka edhe më shumë hapësirë midis boshteve të përparme dhe të pasme, shkruan Indeksonline.

Cilat janë sistemet e reja të këtij modeli që bëjnë Audi-në të mburret?

Ky model i ri do të ofrojë një sistem-pilot të bllokimit të trafikut dhe një sistem të ri teknologjie me një ekran të mprehtë përpara.

Poashtu gjatë qëndrimit në ulët e pasme të veturës, pasagjerët mund të relaksohen duke prekur butonin në ekranin digjital të konsolës për të aktivizuar “relaxion seat” e cila është për masazhimin e këmbëve të pasagjerit. Këtë nuk e ka pasur asnjë veturë deri më sot.

Sistemi tjetër shumë inovativ është sistemi i quajtur ‘active suspension’ , i cili mundëson një udhëtim komforë gjatë rrugës dhe ikjes së gropave.

Si është e mundur kjo?

Një kamerë e përparme do të jetë përgjegjëse për skanimin e rrugës 18 herë në sekond dhe më pas të dërgojë informacionin e mbledhur në pezullim, që të veproj për të siguruar një udhëtim komforë për pasagjerët.

Siç mund ta prisni, Audi është mjaft i bindur në efikasitetin e ‘active suspension’ të A8, pasiqë premton se do të eliminojë pothuajse tërësisht çdo vibrim dhe goditje.Kjo do të jetë e mundur duke instaluar një motor elektrik për çdo rrotë, me të katër motorët e mundësuar nga një sistem elektrik kryesor prej 48 volt.

A8 i ri do të jetë i përbërë me më shumë alumin se kurrë. Përveç këtij metali ky model do të ketë magnez dhe fibra karboni, por ka më shumë kilogramë për shkak të teknologjisë autonome dhe fuqisë që vjen nga motori hibrid.

Motori?

Sa i përket motorit, në fillim blerësit do kenë mundësi të zgjedhin midis dy motorëve: njëri 3.0 litërsh V8 dizel me 282 kuajfuqi dhe tjetri 3.0 litërsh V6 benzinë me 335 kuajfuqi.

Dy motorët tjetrë janë 4.0 litërsh me naftë dhe benzinë. Poashtu do të jetë edhe një version më i fuqishëm 5.5 litërsh ë12 me benzinë. Cdo motor vjen me 8 shpejtësi automatike si standart.

Të gjithë motorët e A8 vijnë si hibrid të butë, që do të thotë se ata kanë një motor elektrik të vogël që ndihmon për të siguruar fuqi shtesë kur vetura merr startin si në kryqëzime p.sh apo në semaforë.

Në të ardhmen e afërt, Audi gjithashtu do të shtojë një version të elektronizuar e-tron të A8 L. E-tron do të përdorë motorin benzinë V6 me 3.0 litra me kombinim me një motor elektrik dhe do të jetë në gjendje të udhëtojë deri në 31 milje vetëm me energji elektrike.

Çmimi ?
Vetura pritet në dal në shitje nga muaji shtator dhe ka një çmim tprej 90,600 euro apo rreth 103,225 dollarë. /Indeksonline/