20:52 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Audi Q8 është e gatshme ta “përjashtoj nga loja” BMW X6

Audi është afër finalizimit të modelit të ri Q8, ndërsa siç tregojnë këto foto spiunazhi, pronarët e BMW X6 së shpejti mund të fillojnë të shprehin keqardhje për zgjedhjen e tyre.

I zbuluar si koncept fillimisht, Audi Q8 do të jetë pak më i gjatë, më i gjerë dhe më i shkurtër se të dyja modelet X6 dhe Mercedes-Benz GLE Coupe.

Falë këtij profili, Q8 duket mbreslënës në rrugët e Varshavës në Poloni.

Konsumatorët do të kenë mundësinë e përzgjedhjes të motorëve me benzinë dhe naftë. Poashtu Q8 pritet të vij edhe me sistem hibrid plug-in.

Audi nuk ka konfirmuar ende datën e prezantimit të Q8, por ka të ngjarë të ndodh në fund të vitit. /IndeksOnline/