13:44 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Audi shpërblen punonjësit me nga 4,770 €

Sigurisht që është mirë të jesh një punonjës i Audi në ditë si këto, pasi jo vetëm që kompania është në formë të lartë, por gjithashtu është mjaft bujare për sa i përket dhënies së bonuseve, pas një viti financiar shumë të suksesshëm.

Për të shpërblyer punëtorët e kualifikuar në Gjermani, marka me bazë në Ingolstad ka shpërndarë një bonus prej 4,770 euro për secilin punëtor, transmeton IndeksOnline.

Në fund të vitit të kaluar, Audi kishte afërsisht 60,000 punonjës në dy fabrikat saj të vendosura në Ingolstad dhe Neckarsulm, dhe ata që kanë të drejtën e shperblimit do ta marrin këtë muaj.

Krahasuar me vitin e kaluar, shpërblimi është rritur me një shumë prej 1,620 euro dhe Audi përsëri do të kontribuojë drejt një fondi pensional që do të mund të përdorin punonjësit.

Ashtu si viti 2017, edhe viti 2018 duket të jetë një vit i madh për Audi, duke pasur paraysh se kompania ka premtuar të lansoj një makinë të re cdo tre javë. /IndeksOnline/