13:54 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Audi SQ8 benzinë lëshon një zhurmë që mund t’i “zgjoj” të vdekurit

Nëse doni SUV-in e fundit Audi, duhet të blini RS Q8. Sidoqoftë, SQ8 është një kafshë mbresëlënëse në vete.

Në fillim të këtij viti, Audi prezantoi një variant benzinë ​​të SQ8 që mundësohet nga një version 4.0-litër twin-turbo V8 i përdorur nga të tjerët si RS6, RS7 dhe RS Q8, megjithëse me turbo-karikues të vegjël. Ky motor është i mjaftueshem për 500 kuajfuqi dhe 568 lb-ft (770 Nm) çift rrotullues, që do të thotë se ka 71 kuajfuqi më shumë dhe 96 lb-ft (130 Nm) më pak se SQ8 dizel.

Ndërsa SQ8 benzin mund të mos ketë çift rrotullues që të përputhet me modelin e saj dizel, ka një gjë kryesore që e karakterizon: zhurma.

Kjo video nga Automann-TV e SQ8 është shumë mbresëlënëse dhe në të vërtetë mund të tingëllojë më mirë se ‘flagshipi’ kryesor RS Q8. Gjatë fillimit, ajo leshon një gjëmim të këndshëm dhe, gjatë përshpejtimit, lëshon një gurgullimë agresive të përputhur me çarje delikate gjatë ndërrimeve të ingranazheve.

I bashkuar me këtë motor është një transmision automatik me tetë shpejtësi që dërgon fuqinë në një sistem të drejtimit të të gjitha rrotave. Audi thotë se SUV mund të arrijë 96 km/orw në vetëm 4.3 sekonda, dhe ndërsa kjo është disa të dhjetat më e ngadaltë se SQ8, është performancë më se e mjaftueshme për rrugë. /IndeksOnline/