22:25 / E Diele, 23 Qershor 2019

Audi SQ8 debuton me dizel të fuqishëm

Audi ka zbuluar versionin sportiv të SUV-it të ri me shenjën SQ8.

SQ8 posedon një pako pajisje që përfshin rrota 22 inç, ulëse lëkure, pedale çeliku dhe shumçka tjetër.

Modeli më i ri i prodhuesit nga Ingolstad ka një motor twin-turbo V8 4.0 litra me performancë të lartë.

SQ8 zhvillon 435 kuaj fuqi, e cila transmetohet në të katër boshtet nëpërmjet një transmetimi automatik me tetë shpejtësi.

Përveç kësaj, SQ8 gjithashtu ka një sistem të butë hibrid që e drejton makinën me shpejtësi deri në 20 km / h nëpërmjet një pakete baterie litium-jon 48V.

Ky sistem hibrid gjithashtu drejton një kompresor elektrik, i cili ndihmon turbot me shpejtësi më të ulët.

Sa i përket performancës, SQ8 përshpejton nga 0 deri 100 km/h në 4.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale kufizohet në 250 km/h.

Audi gjithashtu ka përgatitur një version të benzinës për tregun e SHBA dhe SQ8 në kontinentin e Amerikës do të ketë motor 3.0 litra TFSI V6.

Çmimi fillestar pritet të jetë rreth 95,000 euro.