15:12 / E Shtunë, 17 Mars 2018 / indeksADMonline

Audi: Tash e tutje çdo tre javë nga një model i ri

Në një komunikim për mediat, Audi nënvizoi se po planifikon t’i nënshtrohet një transformimi të madh të biznesit gjatë muajve të ardhshëm, duke rritur buxhetin operativ dhe zhvillimin për sipërmarrjet e reja.

Me më shumë se 20 modele të reja në 2018, Audi planifikon të menaxhoj atë që e quan “iniciativa më e madhe e modeleve në historinë e saj” .

Në mënyrë të vecantë, gjermanët përmendin se presin një vit sfidues përpara. Me shumë punë përpara dhe numrin e përgjithshëm të modeleve të njejta të cilat po prezantohen kohë pas kohe.

Audi është rikthyer fuqishëm pas disa vuajtjeve në vitin 2017 rreth skandalit ‘Dieselgate’ . Audi pritet të lansoj 20 modele të reja, duke përfshirë ridizajnime në formacionin e saj të tanishëm, një SUV të ri Q8 dhe një bollëk ofertash në sektorin e veturave elektrike. Kjo barazohet me një model të ri cdo tre javë. /IndeksOnline/