22:07 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Audi tërheq 50,000 Audi A6 dhe A7, ky është defekti që kanë

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut, ka njoftuar tërheqjen e gati 50,000 modeleve A6 dhe A7 , të cilat janë të prodhuara në vitet 2012-2014.

Problemi është në linjat e karburantit, të cilat mund të dobësohen, potencialisht duke rezultuar në një rrjedhje. Karburantet rrjedhëse mund të rezultojnë në zjarr dhe kompania e ka marr seriozisht këtë problem.

Ky defekt është prezent tek modelet e pajisura me motor 3.0 TFSI, kështu që pronarët e modeleve me motor ndryshe nuk duhet të shqetësohen.

Por, lajmi i mirë është se Audi pritet të filloj më 5 shkurt një fushatë, ku do pranoj ankesat nga konsumatorët që ata të kenë mundësinë për të sjellur makinën në serviset e tyre për rregullim. /IndeksOnline/