22:39 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Aurela Gaçe për vrasjen e 21-vjeçares: Në emër të dashurisë je e dënuar me vdekje

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka reaguar për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, ku 21-vjeçarja u vra nga një djalë 23 vjeç për shkak refuzimi.

Me anë të një shkrimi në rrjete sociale, ajo e konsideron rastin e vajzës si një dashuri ku u dënua me vdekje duke i qëndruar besnike femrës.

Postimi i plotë:

Të jesh femër në Shqipëri….

Në fakt kudo në botë ka të fiksuar, kudo në botë , edhe në atë më të përparuarën ka njerëz që dashurinë e shprehin me dhunë, me posesivitet, me forcë…kudo në botë ka vajza që ndonjëherë detyrohen prej kushteve të rrinë në një marrëdhënie.

Por këtu tek ne është e frikshme.

NË EMËR TË DASHURISË VRITESH, TË MERRET JETA NË MES TË DITËS, TË DHUNOHET JO VETËM FIZIKU YT POR SHPIRTI . .

Në emër të dashurisë je e dënuar me vdekje. E përveç kesaj , ka njerëz që mendojne e thone se ” nuk të bën njeri gjë nëse nuk do vetë”. Ka njerëz që fajësojnë femrën nëse psh dëgjojnë se ishin të dashur e pastaj ajo dëshironte lirinë, nëse dëgjojnë se një grua e martuar mund të kishte të dashur e ai ose burri e vret, sigurisht në emër të dashurisë të dyja palët ….pra ka nga ata njerëz që fajësojnë femrën. “Mirë ja bëri se ajo tradhëtoi” se ajo donte të ndahej” se kushedi ç’ka bërë ajo se kot s’të vret njeri” ….

Atëherë po citoj fjalët e fundit të Arielës në statusin e saj. “Armët nuk vrasin njerëz, njerëzit vrasin njerëz ” .

Përveç të” dashuruarve ” që s’pranojnë ndarje se ndryshe të marrin jetën, jemi edhe ne. Po po Ne, njerëzit. Mentalitetet tona. Sa familje ka që vajza u ka kërkuar ndihmë kur burri e shkatërron, e vdes në të rrahura përdite e familja i thotë, s’ke vend këtu se je e martuar? Pse?????? Prej mentalitetit, prej frikës se çdo të thotë bota jonë e ngushtë nëse marr vajzën në shtëpi e i ja heq bishës nga duart….Sa vajza ka që familja i merr në gji e ato kthehen prapë, prej frikës, prej tru-shpëlarjes që “I dashuruari” I bën, prej mentalitetit, prej fëmijëve nëse kanë…. Sa vajza kanë marrë vendimin e ai, trimi, ka qëlluar mbi familjen që mbrojti fëmijën e vet?

Kjo është përtej çmendurisë.

Kush e ka të drejtën të ta marrë jetën ??????? E përveç “trimave” jemi edhe ne ….Kush jemi ne që gjykojmë një vajzë cilado qoftë ajo, nese e meriton drurin e as më shumë vdekjen?

Dhe është e dhimbshme kur ka vetë vajza që e bëjnë këtë, kur ka gra që janë vetë nëna….kur ka djem që erdhën në jetë pikërisht nga nëna…. .

Ndihma më e madhe që ne mund t’u japim atyre që ndodhen në këtë gjendje është të mos i vrasim vetë.