Aurela Gaçe favorizon këngën e Soni Malajt në Festivalin e RTSH-së
Soni Malaj do të jetë një nga pjesëmarrëset në Festivalin e RTSH-së.
Këtë e ka bërë të ditur edhe vet artistja përmes llogarisë Instagram.
Ajo do të prezantohet me këngën ‘Më e fortë’,e cila tashmë është publikuar edhe në kanalin ‘Youtube’. Ndërsa vargjet e kësaj kënge kanë impresionuar këngëtaren, Aurela Gaçe, e cila ka uruar Sonin dhe i ka uruar fat, duke treguar kështë këngën favorite të saj.
Ndryshe, edicioni i 57’ i festivalit do të mbahet në datat 20,21 dhe 22 dhjetor./Indeksonline/