20:03 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës arrinë të çaktivizojë rreth 15 kilogramë eksploziv në Gazimestan

Rreth 15 kilogramë eksploziv janë gjetur në afërsi të Gazimestanit, përkatësisht në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Tashmë, njësia përkatëse e Policisë e ka çaktivizuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Po, i kemi ç’aktivizuar dhe i kemi larguar nga vendi i ngjarjes’, ka thënë 
Kryeprokurori i Themelores, Imer Beka për Indeksonline.

Ai ka shtuar se deri tani nuk ka të dyshuar.

“Për momentin nuk ka të dyshuar. Policia i ka mbledhur të gjitha provat ndërsa tani pritet të shohim se çka do të ndodh pas hetimeve”, ka theksuar kryeprokurori Beka.

Indeksonline pak më parë sjelli pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes.