18:37 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Policia: Mjeti i dyshuar në magjistralen Prishtinë- Mitrovicë, është bërë sigurimi i vendit

Në fshatin Mazgit afër Gazimestanit, Forcat e Policisë së Kosovës kanë gjetur rreth 15 kilogramë eksploziv.

Ndërkohë, që Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin në fjalë, shkruan Indeksonline.

“Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një mjet të dyshuar në afërsi të rruges magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në rrugicën e hyrjes së Gazimestanit, por që në bazë informacioneve të deritanishme nuk ndërlidhet me Gazimestanin. Me të pranuar informatën në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relavante policore, duke përfshirë njësinë për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Fillimisht për shkaqe sigurie është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes në perimetër të caktuar, duke përfshirë edhe bllokimin e segmentin rrugor për të vazhduar me procedurat e metutjeshme policore.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Indeksonline/