11:08 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Prokuroria: Mbrëmë në Mazgit ishin më shumë se 28 kg eksploziv

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshëm te fshati Mazgit, afër magjistrales Prishtinë –Mitrovicë, ku është gjetur një sasi eksplozivi e llojit TNT dhe ANFA, i mbështjellë në një kantë-bidon, i cili ka qenë i gatshëm për aktivizim.

Sipas Prokurorisë, pas ekzaminimit është bërë deaktivizimi nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, si dhe, është konstatuar se sasia e eksplozivit ka qenë 28 kg e 11,5 gram, e llojit TNT dhe ANFA.

Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë, të cilët janë në kërkim e sipër të identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast. /Indeksonline/