19:08 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pamja ekskluzive nga Gazimestani, kapet sasi eksplozivi

Rreth orës 16:00, Policia e Kosovës ka pranuar informacionin për një sasi të eksplozivit në afërsi të rrugës magjistrale Prishtinë- Mitrovicë.

Ekipi i Indeksonline po qëndron në vendin engjarjes, për të përcjellë nga afër këtë rast.

Me të pranuar informatën në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relavante policore, duke përfshirë njësinë për trajtimin e mjeteve shpërthyese.

Ndërkohë që për shkaqe sigurie është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes në perimetër të caktuar, duke përfshirë edhe bllokimin e segmentin rrugor për të vazhduar me procedurat e metutjeshme policore.

Indeksonline do t’iu mbajë të informuar lidhurme rastin në fjalë. /Indeksonline/