Autobusët e stërmbushur me qytetarë pas përfundimit të orarit të punës (Foto)
Dita e sotme u karakterizua me numër tejet të vogël të veturave që qarkulluan në rrugët e Prishtinës.
Ndalimi i veturave për të hyrë në kryeqytet erdhi pas renditjes së Prishtinës në listën e vendeve në të ndotura në botë, duke prirë për një kohë të gjatë.
Për këtë, komuna e Prishtinës ka marr vendim që udhëtarët të udhëtojnë falas me autobusët e trafikut urban.
Një lexues i Indeksonline ka dërguar disa foto të autobusëve urban, të cilët shihen të stërmbushur. Ai thotë se qytetarët po presin deri në gjysmë ore për të hipur në të.
E numri më i madh i qytetarëve bëhet tani kur shumica e kanë përfunduar orarin e punës dhe e shfrytëzojnë trafikun urban për të qarkulluar. /Indeksonline/