12:51 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Autostradat ndriçohen këtë muaj

Ndonëse punimet në autostradën “Ibrahim Rugova” kanë përfunduar shumë vite me parë, hyrje-daljet e saj ende janë të pandriçuara. Situata e njëjtë është edhe në autostradën tjetër, “Arben Xhaferi”.

Shtyllat ndriçuese janë të vendosura që nga fillimi, por për shkaqe ende të panjohura ato nuk ndizen asnjëherë.

Aksidentet në hyrje-dalje të këtyre autostradave kanë qenë jo të pakta.

Indeksonline ka kontaktuar zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës të cilët thonë se janë duke bërë përgatitje për ta rregulluar çështjen e ndriçimit.

Ministri Pal Lekaj ka thënë për Indeksonline se çështja e ndriçimit në autostrada do të zgjidhet në fund të këtij muaji.

“Kjo çështje do të zgjidhet, deri në fund të këtij muaji, operatori ekonomik për mirëmbajtjen e ndriçimit është në punë”, ka thënë Lekaj.

Ministri poashtu ka theksuar se në këtë segment nuk ka pasur ndërhyje për pothuajse tre vite dhe prandaj ka qenë situata e tillë, që në këto pika ka pasur mungesë të ndriçimit.

“Por e kemi marr me prioritet dhe jemi në rrugë të mbarë që të rregullohet”, ka përfunduar Lekaj./Indeksonline/