17:28 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Avancojnë bisedimet, Boateng afër PSG-së

Skuadra e Bayern Munchen dëshiron që gjatë afatit kalimtar të verës ta shes futbollistin gjerman, Jerome Boateng.

Shumë klube janë të interesuar për ganezin me nënshtetësi gjermane, shkruan IndeksOnline.

Siç raportojnë mediat, Boateng është shumë afër transferimit në Paris Saint Germain.

Madje bisedimet mes dy klube kanë avancuar dhe Boateng shumë shpejtë mund të bëhet futbollist i ri i kampionit francez.

Për Boatengun të interesuar janë edhe klubet nga Premierligë, në veçanti Manchester Unitedi./IndeksOnline/