12:13 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Avdullah Hoti tregon se kur duhet të shpërbëhet Kuvendi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka komentuar shtyrjen e seancës.

Sipas tij, koalicioni qeverisës nuk ek a shumicën për të mbivotuar procesin e vendimmarrjes në Kuvend.

Për këtë, ai këmbëngulë që sapo të votohet Demarkacionit, Kuvendi duhet të shpërbeht, transmeton Indeksonline.

“Sot seanca e Kuvendit u shtye. Koalicioni qeverises nuk e ka shumicen per te mbivotuar procesin e vendimmarrjes ne Kuvend. Si rezultat i kesaj, ata e bojkotuan votimin per te pamundesuar kuorumin prej 61 vota. Bllokues i jetes parlamentare eshte pozita e pa qendrueshme, e jo opozita qe eshte duke e ruajtur shtetin nga ky koalicion grabites. Kuvendi eshte bere jofunksional. Kuvendi duhet te shperbehet sapo te votohet demarkacioni. Rruge tjeter per te vendosur normalitetin ne Kuvend dhe ne institucione te tjera nuk ka”, ka shkruar ai në Facebook./Indeksonline/