11:57 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Hoti: LDK kundër shtyrjes së procedimit të Demarkacionit në Kuvend (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka treguar se në mbledhjen e kryesisë është vendosur që Demarkacioni të mos jetë pikë e rendit të ditës në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës.

Përmes një konference për media, pas përfundimit të mbledhjes, Hoti ka thënë se LDK ka qenë kundër dhe se ka kërkuar që këtë të enjte të futet Demarkacioni për votim.

“Shumica vendosën ta shtyjnë këtë pikë, nuk e caktuan kohën. Është për keqardhje. E thamë në Kryesinë e Kuvendit dhe kemi kërkuar që kjo pikë të renditet në pikën e rendit të ditës në seancën e së enjtes. Po bëhen tre vjet që kjo çështje nuk po mund të kalojë. Unë besoj që kështu nuk mund të vazhdohet më tutje, vendit i duhet një qeveri e re”, ka thënë Hoti./Indeksonline/