23:11 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Avdyli, Mustafës: Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia po e akuzon Osmanin për komunizëm

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, e ka quajtur Isa Mustafën, kryetarin e këtij subjekti, si një komunist të fundit të ish-Jugosllavisë.

Kjo deklaratë e Avdylit vjen pasi Mustafa në “Rubikon” në Klan Kosova, ka pohuar se Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes në një deklaratë të saj e ka përdorur gjuhën e komunizmit të Enver Hoxhës.

“Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri ish-BRSS-ja, i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar në SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij”, ka shkruar Avdyli në rrjetin social Facebook.