20:53 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / AR

Aventura të jashtëzakonshme të çunave të “Theranda Motocross” në Shqipërinë e Jugut

Disa pjestarë të ekipit “Motocross Theranda” gjatë vikendit të kaluar ia mësyen jugut të Shqipërisë duke vizituar vende të mahnitshmë të cilat rrallë kush mund t’i vizitoj për shkak të vështirësive për të arritur deri aty.

E përderisa dikush e ka të vështirë të shkoj edhe në këmbë në këto vende çunat e Suharekës arritën të shkojnë me motocross, duke kaluar terrene shumë të vështira dhe tepër të rrezikshme.

Ata me motorrë vizituan vende si “Shpella e Pëllumbasit” e cila gjendet afër Tiranës, pastaj mësyen shtegun Dukat-qafa e Shëngjergjit në Vlorë e deri në Tepelenë tek Ujvara e Peshturës, bukuri këto të jashtëzakonshme për ata që arrijnë t’i vizitojnë.

Arbenit Beqiraj, pjestar i grupit i cili ka dërguar disa video dhe fotografi, thotë për Indeksonline se, pavarësisht vështirësive të terrenit dhe rrezikut kjo gjë ja vlen sepse të jep një adrenalinë të vërtetë, aq më tepër kur ia arrin qëllimit për të shkuar në vende ku nuk ka arritur të shkoj askush me motorr.

Më poshtë mund ta shihni videon e përgaditur nga Indeksonline: