15:26 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Avni Arifi i përgjigjet Vuçiqit: Asnjë metër tokë, për asnjë çmim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se për vendin që ai drejton do të ishte fitore në qoftë se e merr një metër në Kosovë, ku sot nuk kanë asgjë.

Por, shpejt ka ardhur kundërpërgjigja nga udhëheqësi i delegacionit kosovar për bisedimet me Serbinë, Avni Arifi.

“Asnjë metër të tokës së Kosovës për asnjë çmim!!!! E urryeshme është ngrirja e konfliktit, e urryeshme është pasiguria dhe gjendja ekzistuese por asnjëra nuk e meriton dhe nuk e merrë kurrë as një metër të Kosovës. Sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim. As tash as kurrë” ka thënë Arifi./Indeksonline/

Temat: