07:13 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Avokati i Popullit viziton lagjen e romëve

Me rastin e Ditës Botërore të Romëve, Avokati i Popullit , Hilmi Jashari me bashkëpunëtorët sot viziton lagjen me banorë të komunitetit rom në komunën e Graçanicës.

Qëllimi i kësaj vizite është përkrahja e komunitetit rom nga Institucioni i  Avokatit të Popullit, të cilët ende jetojnë në kushtet të vështira.

Gjatë kësaj vizite Avokati i Popullit do të takohet me  përfaqësuesit  e lagjes si dhe  përfaqësuesit  e OJQ-ve të romëve.