23:10 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Avokati Koci dhe Ganimete Musliu të relaksuar nga Haga: Veç kush na ka inati!

Avokati Arianit Koci po qëndron në Hagë të Holandës për shkak të intervistimit të ish-komandanteve të UÇK-së nga prokurorët e Dhomave të Specializuara.

Jo vetëm Koci, por edhe disa deputetë të tjerë po qëndrojnë atje, ku po përcjellin intervistat e ish-komandantëve, Rrusem Mustafa-Remi dhe të Sami Lushtakut ku do të merret nesër në pyetje.

Avokati Koci ka postuar një fotografi me deputetën e PDK-së, Ganimete Musliu.

E përshkrimi është me humor “Veç kush  na ka inatin”, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë që sot ish-komandanti Remi qëndroi me gjatë se nëntë orë duke u përgjigjur pyetjeve të prokurorëve.

Ndërsa, Specialja nesër do të merret me ish-komandantin nga Drenica, Sami Lushtakun./Indeksonline/