15:29 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Avokati Koci mbështet Haradinajn: Interesi i Kosovës është mbi interesin politik dhe personal të Ramushit

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci e ka konsideruar si vendim shumë të qëlluar ngritjen e taksës për 100% të produkteve serbe.

Sipas tij, ky vendim mund të nxis reagime, presione dhe kushtëzime nga ana e bashkësisë ndërkombëtare por duhet të përkrahur qeveria.

Se kjo është koha që të tregojmë dhëmbët në raport me Serbinë është shprehur edhe Koci, duke përkrahur Kryeministrin Haradinaj.

“Kjo qeveri nuk është pa të meta.

Përkundrazi.

Por Ramushi, definitivisht po e dëshmon që mundet me marrë vendime jo të lehta.

Vendime që mund t’i kushtojnë shumë politikisht.

Ngritja e taksave për 100 % për produkte serbe, do të nxit reagime, presione dhe kushtëzime nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

Shumë madje.

Por, interesi i Kosovës është mbi interesin politik dhe personal të Ramushit.

Këtë po e dëshmon sot, dhe e ka dëshmuar edhe më herët!

Prandaj, sado që do të ketë presion për këtë vendim, duhet ta përkrahim qeverinë.

Koha është që t’i tregojnë dhëmbët në raport me Serbinë.

Në të njejtën kohë, koha është që të reflektojmë dhe ta përmirësojmë edhe vetën!” është shprehur Koci./Indeksonline/