21:03 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018

Prishtina nuk njeh kundërshtarë, triumfon në ”Sezai Surroi”

KB Prishtina nuk di për humbje këtë sezon në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sonte, skuadra nga kryeqyteti e ka fituar kryendeshjen e kësaj mesjave në Prizren.

Prishtinasit janë përballur me Bashkimin në ”Sezai Surroi”, skuadër të cilën e ka mposhtur me rezultat, 103-78, transmeton IndeksOnline.

Image may contain: 1 person, playing a sport and basketball court

Pjesa e parë i takoi vendasve, të cilët ishin në epërsi prej dy pikësh ndaj Prishtinës, 45-43.

Megjithatë, Prishtina tregoi edhe njëherë seriozitetin e saj duke e mposhtur në fund Bashkimin, dhe duke e ruajtur vendin e parë me 20 pikë.

Lojtari më i mirë te Prishtina sonte ishte Mayfield me 14 pikë, 6 kërcime dhe 8 asistime, teksa te Bashkimi ishte Steven me 20 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime.

Nga ana tjetër, edhe Ylli regjistroi fitore përballë Prizrenit.

Ylli ia doli ta mposhtë Prizrenit me rezultat bindës, 89-75./IndeksOnline/