11:24 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Babai i Dua Lipës thotë se institucionet s’po e ndihmojnë financiarisht festivalin Sunny Hill

Dukagjin Lipa ka deklaruar se institucionet nuk po I ndihmojnë festivalit “Sunny hill”, në anën financiare, ata madje as edhe një përgjigje nuk I kanë dhenë ende, njofton “Zëri”.

Ai po ashtu tha se si festival “Sunny Hill”, është shumë i kushtueshëm, por që se ndihmesë për ta ishin vetëm sponsoret dhe miqtë personal.

“Kemi shpresua që do të kemi ndihmë më të madhe nga shteti, por hala s’kemi përgjigje prej tyre. Krejt ky festival po mbështetet nga financat personale dhe sponsoret dhe miqtë tanë personal , festivali është shumë i kushtueshëm prej 250 mijë euro vetëm në produksion”, tha Lipa.