15:06 / E Premte, 17 Gusht 2018 / indeksADMonline

New York Times shkruan për Sunny Hill dhe Dukagjin Lipën

Më 10, 11 dhe 12 gusht në Prishtinë zbritën yje të njohura botërore.

Ishte festivali Sunny Hill ai që bëri bashkë jo vetëm këngëtarë me famë botërore, por edhe artistët më në zë vendor. Iniciativë kjo nga Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës, e kjo e fundit ishte edhe magjia e këtij eventi prestigjioz.

Por jo vetëm Dua, të pranishëm në këtë ngjarje për të performuar ishin edhe reperët shqiptarë më famë botërore, Gashi, Action Bronson, këngëtari Stanaj dhe dj më i mirë momentalisht në botë, Martin Garrix, shkruan Indeksonline.

Ky festival jo vetëm që zbriti yje në vendin tonë, por Kosovën e vendosi në hartën e ngjarjeve më të rëndësishme të artit, saqë shumë media shkruan e qenë të pranishme në Prishtinë.

E famshmja New York Times i ka bërë një shkrim special këtij eventi, madje në detaje ka përshkruar rrjedhën, ku për personazh kryesor pati orgazatorin, atij që bëri të mundshme këtë ngjarje, Dukagjin Lipa.

Citojmë një pjesë të këtij artikulli të gjatë:

“Ai ndjeu nevojën për të bërë një festival gjigant për një arsye të thjeshtë “Për më shumë se 50 vjet, ka pasur një keqkuptim për Kosovën. Nuk është ajo që ju lexoni”.

Në mendjen e shumë, tha ai, imazhi i Kosovës ishte ende i formësuar nga lufta në fund të viteve 90-ta, në të cilat shqiptarë luftuan për pavarësi nga Serbia dhe kriza e refugjatëve që pasoi.

Dugi dhe familja e tij janë shqiptarë etnikë, si rreth 90 për qind e popullsisë së vendit, shkruan më tutje gazeta.

Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë mbeten të tensionuara. Të dy vendet ende nuk janë dakorduar me një kufi, një hap kyç për Serbinë që të jetë në gjendje të bashkohet me Bashkimin Evropian.

Situata politike shton perceptimet e dobëta për Kosovën, tha Lipa. Ai e ndjen atë kur njerëzit e pyesin se nga cili vend e ka prejardhjen, shtoi ai. Kur u thotë “Kosova”, ata shpesh përgjigjen, “Oh, sa e trishtuar, ndihem shumë keq për ty”.

Lipa tha se do të dëshironte të tregonte se Kosova ishte një vend i gjallë ku njerëzit mund të kishin një jetë të mirë. “Ne kemi problemet tona, por ne kemi një nga rinit më të mrekullueshëm në këtë pjesë të botës”, tha ai. “Ata janë inteligjentë, janë krijues. Ata kanë diçka për të thënë”

Lipa tha se biletat kishin atë çmim për shkak se po përpiqej të organizonte ngjarjen sipas standardeve ndërkombëtare, duke përfshirë aktor të njohur botëror, si vajza e tij, Dua Lipa. Ylli i popit ka lindur në Londër, por kaloi katër vjet të fëmijërisë në Prishtinë. Ajo rregullisht tregon rrënjët e saj kosovare në intervistat dhe 16 milionë ndjekësit në Instagram. Muzikantë të tjerë kosovarë, si Rita Ora, kanë tërhequr vëmendjen e botës../Indeksonline/