21:40 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Babai nga Maqedonia rrëfen tmerrin: Pashë me sytë e mi teksa digjeshin të gjallë gruaja dhe biri im!

Pas javës së kaluar në Tetovë, ndodhi një tragjedi e madhe, kur nga një zjarr u dogjën nëna me katër fëmijë e saj, tjetër tregjedi goditi Maqedoninë, dhe këtë radhë ndodhi në Manastir, ku u dogjën për së gjalli nëna me fëmijën e saj 17 vjeçar teksa ishin në gjumë, njofton TetovaSot.

Babai, i cili ka arritur të shpëtojë për “Nova Makedonija”  rrëfen tragjedinë në të cilën ka humbur gruan Fatma 53-vjeçare dhe birin e tij Darko 17 vjeçar.

“Vetëm një mrekulli më shpëtoi dhe unë nuk jam djegur në zjarr. Por sikur edhe unë të isha djegur. Kështu si do të jetojë vetëm mëtej, pa Darkon dhe pa gruan time, Fatma. Kur ata ishin gjallë, për shkak të sëmundjes që më mbizotëronte, ata u kujdesën për mua. Tani, kush do të më shohë. Për mu nuk ka më jetë në këtë botë. Unë e kërkoj Zotit të më marrë edhe mua”, rrëfeu ai me lot e dhimbje.
Përndryshe, zjarri u zgjerua shpejt, filloi nga oxhaku, dhe pamja ishte e tmerrshme. Fqinjët kërkuan ndihmë urgjente dhe zjarrfikës, por ishte e kotë.