22:18 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Bahtiri u bën thirrje mësimdhënësve të Mitrovicës që nesër të rifillojë mësimi: Mos t’i lëmë fëmijët rrugëve!

Ndonëse SBASHK-u nuk e ka pranuar ofertën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt për rritjen e pagave të mësimdhënësve, kryetarë të disa komunave të vendit kanë bërë thirrje që greva të ndaloi dhe qysh nesër të nis mësimi.

Edhe i pari i Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes llogarisë së tij Facebook u ka bërë thirrje mësimdhënsve të komunës që drejton ai që të rifillojë mësimi, pasi që fëmijët nuk mund të lihen rrugëve dhe pa adresë, përcjellë Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Bahtirit:

Të dashur mësimdhënës të Komunës së Mitrovicës,

Pas vendimit të sotëm nga Qeveria e Kosovës për rritje të pagave ju bëjë thirrje edhe një herë që nesër të rifilloj procesi mësimor.

Unë do të doja që rrogat të rriteshin edhe më shumë, por kjo rritje që ndodhi sot është maksimumi qe ka pasur mundësi Qeveria jonë.

Nuk ka arsye më që mësimi të mos filloj nesër, sepse nuk mund t’i lëmë fëmijët rrugëve dhe pa adresë!