23:33 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Bailey: Ëndrra ime është Anglia, klubi…?!

Është duke shkëlqyer këtë sezon në Bundesligan gjermane. Futbollisti i Bayern Leverkusen, Leon Bailey ka rënë në sytë e gjigantëve europian.

20-vjeçari ka folur për gazetën më të madhe gjermane, Bild.de – ai thotë se ëndrra e tij është të luaj në Angli, transmeton IndeksOnline.

“Chelsea, Unitedi apo Arsenali? Nuk dua ta zbuloj emrin e ekipit, por ëndrra ime është të luaj në Angli. Dhe besoj shumë se me punën që jam duke e bërë do ta arrij këtë”, ka thënë Bailey.

Talenti nga Xhamajka, u transferua në Leverkusen nga skuadra belge, Genk. Ai deri tani ka bërë afro 22 paraqitje dhe ka shënuar 6 gola.

Një nga skuadra pretendente për të nënshkruar me futbollistin është Chelsea, e cila ka shpreh interesim gjatë këtij mini-afatit të janarit./IndeksOnline/