18:24 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bajqinovci shkon në Karaçevë: Banorët të shqetësuar për futjen e xhandarmërisë serbe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV, Mefail Bajqinovci sot gjatë ditës ka qëndruar në Karaçevë, ku dhe është njoftuar hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e vendit.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:  

Sot vizitova vendin dhe familjen e Adhurim Krasniqit, pronarit të restaurantit Oxygen në Karaçevë, i cili dje më kishte njoftuar për hyrjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në oborrin e restaurantit të tij.

Vëllai i Adhurimit, Madhërimi, më njoftoi në detaje lidhur me futjen e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe në oborrin e tij. Madhërimi ishte i pranishëm, në momentin kur xhandarmëria serbe u fut në pronën e tij.

Gjithashtu, me disa banorë që biseduam në atë vend, shprehen shqetësimin pse kjo pjesë (Karaçeva) nuk kontrollohet nga policia e Kosovës dhe kërkojnë kontrollin dhe vendosjen e një punkti policor në këtë pjesë.

Nga ky restaurant, vija kufitare me Serbinë është rreth 400 metra.