18:14 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / OSH

Bajqinovci zgjedhet anëtar i Komisionit hetimor të energjisë

Deputeti i LVV, Mefail Bajqinovci, ka njoftuar se është votuar për anëtar në Komisionin hrtimkr parlamentar në lidhje me sektorin e energjisë për periudhën 2006-222.

Ai ftoi qytetarët që kanë ndonjë informatë për keqpërdorime në KEK ta kontaktojnë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë;

Sot jam votuar nga Kuvendi i Kosovës për anëtar në Komisionin hetimor parlamentar në lidhje me sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Për çdo informatë që dini e që lidhet më keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin nga viti 2006 në KEK, ju lus të më kontaktoni e t’i adresojmë ato çështje për hetim në Komision.Ju faleminderit!