Bajram Gecaj: Urime liberalizimi i vizave
Këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj ka ironizuar me afatin e kryeministrit Ramush Haradinaj se brenda 3 muajve do të liberalizoheshin vizat.
Duke qenë se ka përfunduar ky afat, Gecaj ka thënë “urime e gëzuar liberalizimi i vizave”.
“URIME LIBERALIZMI I VIZAVE!
Kryeministri Haradinaj kishte premtuar liberalizim vizash në afatin tre-mujor të qeverisjes së tij…sot skadoi ky afati, prandaj qytetarë të nderuar urime e gëzuar liberalizimi i vizave!./Indeksonline/