13:18 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bale nuk do të nënshkruaj me Bayernin

Agjenti i Gareth Bale ka konfirmuar për gazetën amerikane “ESPN” se spekulimet rreth largimit të yllit të Real Madridit drejt Bayern Munich nuk janë të vërteta.

Uellsiani kohët e fundit thuhet se është një nga lojtarët që pritet të largohet nga gjigandët spanjollë këtë verë dhe gjithashtu është thënë se nuk është në planet e Zinedine Zidane.

Raportet nga Spanja kishin sugjeruar se Bayerni është afër transferimit të uellsianit si në formë huazimi pasi që ata kanë nevojë të forcojnë sulmin e tyre pas largimit të dy yjeve Arjen Robben dhe Franck Ribery.

Megjithatë , agjenti i lojtarit Jonathan Barnett ka shprehur se këto raporte janë spekulime. /IndeksOnline/