12:38 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Bale te Chelsea, Hazard në Madrid

Skuadra spanjolle Real Madrid është duke planifikuar shitjen e sulmuesit Gareth Bale.

29 vjeçari duket se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

Mediumet ne Angli të dielën shkruajnë se uellsiani mund t’i ofrohet Chelseat, si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Eden Hazard në Madrid.

Duket se Zidane në verën e ardhshme do të bëjë ndryshime të mëdha.

Portierin belg Thibaut Courtois trajneri francez e la në bankën rezervë për ndeshjen kundër Celta Vigos. /Indeksonline/