20:29 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Balje për Gjuriq: Nëse Serbia tregon respekt për Kosovën, këto gjëra nuk ndodhin më kurrë

Deputetja e grupit 6+, ka komentuar sot arrestimin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ajo ka theksuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe autoritetet e atjeshme e kanë vlerësuar arrestimin e Gjuriqit si çmenduri të autoriteteve kosovare, të bërë me ndihmën e ndërkombëtarëve, transmeton Indeksonline.

“Mendoj se ka rritje të panevojshme të thashethemeve rreth kësaj çështje. Gjuriq hyri në mënyrë të paautorizuar në Kosovë, nuk kishte leje. Kosova është shtet demokratik dhe i lirë, por nëse donte të vinte, duhej të kishte leje”, ka thënë Balje.

Sipas saj, çdo shtet i pavarur që e respekton vetën dhe integritetin e tij territorial, do të vepronte absolutisht në të njëjtën mënyrë si Kosova.

“Zyrtarët serb në thelb duhet të kërkojnë normalisht të kërkojnë leje. Deri më tani kemi qenë shumë tolerant me gjithë ata që donin të vizitonin Kosovën. Sa i përket Gjuriqit, Kosova ka pasur përshtypjen se ai i urren njerëzit këtu, dhe kjo është arsyeja e vetme pse ai nuk duhej të vizitonte vendin”, ka thënë tutje Balje.

Ajo ka vlerësuar se çdo reagim nga Serbia, do të ketë më së shumti ndikim negativ mbi serbët që jetojnë në Kosovë.

“Njerëzit tani janë të frikësuar dhe nuk janë mjaftueshëm të informuar. Të gjithë politikanët serb do të duhej t6ë shqetësoheshin pak më shumë pëpr serbët në Kosovë”, ka thënë Balje, duke shtuar se nëse  Serbia tregon respekt për Kosovën, këto gjëra nuk do të ndodhin më kurrë. /Indeksonline/