09:39 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ballafaqohen motrat Vjollca! Luana këto gjëra ia thotë Marinës (Foto)

Mbrëmë u transmetua emisioni i parë i Marina Vjollcës “C’est la vie” i cili transmetohet në Klan Tv, kurse para dy javësh filloj transmetimi i emisionit të Luanës në Top Channel me emrin “Shiko kush luan”.

Edhe pse gjenden në televizione rivale ato kanë ruajtur lidhjen e veçantë mes tyre dhe kënaqen për sukseset e njëra tjetrës, shkruan Indeksonline.

Kjo u vërtetua nga një postim i bërë sot në rrjetet sociale nga Luana Vjollca e cila i drejtohet Marinës me një shkrim shumë emocionues.

“Gjysma ime kaq shume e emocionuar per ty..jam pa fjale! JE MREKULLI krenaria ime” ka shkruan Luana.

Ndryshe emisioni i Luanës javën që lamë pas ka arritur kulmin  shikueshmërisë duke i lënë prapa të gjitha televizionet shqiptare./Indeksonline/