16:22 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ballkani ia dedikon fitoren “krahut të djathtë” të Ibrahim Rugovës

Ballkani ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 3-0 në ndeshjen e Superligës.

Skuadra nga Suhareka u rikthye në krye të tabelës falë edhe humbjes së Gjilanit nga Trepça ’89, shkruan Indeksonline.

Këtë fitore, Ballkani ia ka dedikuar Ukë Bytyqit, ish pjesëtarit të LDK-së që ka vdekur 17 vite më parë.

“Kjo fitore i dedikohet njeriut te pavdekshem Ukë Bytyqi-t, i cili vdiq sot 17 vite më parë , njeriu i cili sakrifikoj shumë për këtë qytet , Lavdi”, ka shkruar Ballkani në Facebook. /IndeksOnline/