13:22 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ballkani merr në menaxhim stadiumin e qytetit të Therandës

Sot në ambientet e Komunës së Therandës, u nënshkrua marrëveshja për shfrytëzim dhe menaxhim me stadiumin e qytetit të komunës nga FC Ballkani.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari i komunës, Bali Muharremaj dhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi.

Ballkani do të bëjë menaxhimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e stadiumit për dhjetë vitet e ardhshme.

Ballkani dëshiron të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët si dhe kryetarin, Bali Muharremaj./IndeksOnline/