14:39 / E Martë, 03 Gusht 2021 / k.v

Ballkani transferon sulmuesin e njohur nga Nigeria

Ballkani ka siguruar shërbimet e futbollistit nigerian Theophilus Solomon.
25-vjeçari luan në pozitën e qendër-sulmuesit.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur që kontrata mes dy palëve tashmë është nënshkruar dhe prezantimi zyrtar të do bëhet këtë javë.

Solomon ka luajtur në disa skuadra evropiane si Rijeka, Partizan (Beograd), Ujpest, Partizan (Tiranë).