15:38 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Balotelli ishte 100kg kur u rikthye në stërvitje para-sezonale te Nice

E përditshmja franceze, L’Equipe shkruan se sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli ishte 100kg kur u rikthye në stërvitje te Nice këtë verë.

Ish-anëtari i Milanit ishte kritikuar për paraqitjen e tij në barazimin ndaj Polonisë të premten, dhe legjenda e Juventusit, Zibi Boniek pohoi se ai ishte në mbipeshë.

Tani L’Equipe e ka vërtetuar këtë, duke shkruar se Balotelli ishte 100kg kur u rikthye në stërvitje para-sezonale, transmeton IndeksOnline.

Kështu, ai e ka kaluar limitin prej 88kg dhe kjo nuk është pritur aspak mirë.

Gazeta gjithashtu beson se Super Mario ishte ende 6kg më shumë se pesha e lejuar në debutim sezonal ndaj Lyonit.

L’Equipe konkludon se Roberto Mancini nuk duhej të startonte me Balotellin me këtë fortë dhe mbipeshë./IndeksOnline/